Grupi i xhirimit i “Sky News” sulmohet me armë në Ukrainë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi i xhirimit i televizionit britanik, Sky News është bërë pre e një sulmi në Ukrainë. Video e publikuar nga Sky News tregon momentet e frikshme  të ndodhura disa km larg Kievit

Kryekorrespondenti i Sky News Stuart Ramsay dhe ekipi i tij,  u sulmuan me armë por për mrekulli të gjithë shpëtuan dhe tani janë kthyer në mënyrë të sigurtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ramsay i cili është plagosur në këtë incident tha se ai dhe kolegët e tij kishin qenë me fat.

E gjithë skena është filmuar dhe Ramsay e tregon në një video reportazh të gjatë 5 minuta publikuar në faqen online të skynews.com

Ata ishin nisur drejt qytetit Bucha pasi një kolonë ruse ishte shkatërruar nga ushtria ukrainase një ditë më parë.

“Kontaktet e besuara në qytet na thanë se ishte qetësi dhe premtuan të na tregonin kolonën dhe të na tregonin për atë që kishte ndodhur” shkruan Stuart Ramsay

Edhe kur u larguam nga qendra e Kievit, vullnetarët po hapnin llogore dhe ushtria po poziciononte topat Howitzer për mbrojtjen e kryeqytetit, ishte e qartë se udhëtimi ynë do të ishte i vështirë. Në pikat shpeshta të kontrollit duhej të negocioje me kujdes.

Grupi i xhirimit i "Sky News" sulmohet me armë në

“Qyteti është vetëm 30 kilometra nga qendra e Kievit, por udhëtimi ynë na mori orë të tëra. Rrugët u mbyllën dhe ne u ridrejtuam shumë herë.

Pastaj nga askund u dëgjua një shpërthim i vogël dhe pashë që diçka goditi makinën dhe një gomë shpërtheu. U ndalëm

Grupi i xhirimit i "Sky News" sulmohet me armë në

Dhe atëherë bota jonë u kthye përmbys” thotë Ramsay.

U gjendën në mesin e një sulmi. Menduam se ishte një pikë kontrolli e ushtrisë ukrainase dhe bërtisnim duke thënë që ishim gazetarë britanikë.

Në fillim u thye xhami i përparmë, pastaj u gjendën nën sulm” dhe ata vijonin të qëllonin edhe pse gazetarët bërtisnin se ishin gazetarë.

“Ne nuk e dinim në atë kohë, por më vonë ukrainasit na thanë se na zunë pritë një skuadër zbulimi diversante ruse. Ishte profesioniste”

“Producenti Martin Vowles, i cili ishte duke drejtuar makinën doli i pari nga makina, i ndjekur me shpejtësi nga Andrii Lytvynenko, producenti vendas, duke më lënë mua, Richie dhe producentin tim Dominique Van Heerden brenda, duke u mbuluar në bazamentet e këmbëve dhe në sediljen e pasme” thotë ai.

Më pas ata kishin arritur të largoheshin dhe të fshiheshin në një godinë.

Grupi i xhirimit, i përbërë nga 5 vetë arriti të largohet nga makina. Ishte e paimangjinueshme që ishin gjallë.

Share This Article