Grupi: Nuk do jemi pjesë e asnjë koalicioni ku bën pjesë edhe E majta

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i BDI-së, Artan Grubi në një intervistë për gazetën Shqip, ka sqaruar planet e ardhshme pas zgjedhjeve të 15 korrikut ku BDI doli fituese absolute.

Në pytjen nëse  Zaev nuk pranon tezën e BDI-së  për kryeministër shqiptar, a është e gatshme BDI-ja të negocojë me VMRO-në e Mickopvskit?  Grubi ka theksuar BDI nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni ku do të jetë E majta e Apasievit

“Pjesë e një shumice eventualisht alternative, do të ishte partia “E majta” dhe kjo për ne, është e papranueshme dhe nuk vjen në konsideratë një bashkëpunim me këtë subjekt destruktiv dhe regresiv. Nuk do të lejojmë kthim pas, pa marrë parasysh se a jemi në pozite apo opozitë. Rruga jonë drejt barazisee dhe integrimit ne NATO, e BE nuk guxon të rrezikohet nga askush dhe kjo nuk do të lejohet” thekson Grubi.

Krahu i djathtë i Ahmtit, Artan Grubi gjithashtu ka folur në lidhje me zërat se BDI ka hequr dorë për postin e kryeministrit. Ai thotë se e vërteta është se BDI-së i duhet  unifikimi shqiptar për të arritur objektivat kombëtare, e jo “thika pas shpine” duke qëndruar këto parti, ose njëra prej tyre, prapa dere dhe në dispozicion rezervë të partive maqedonase.

Sipas Grubit  të gjithë e përkrahin idenë për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe  kjo është e arritshme dhe është në të mirën e vendit.

Ndryshe BDI-ja në zgjedhjet e 15 korrikut fitoi mbi 100 mijë vota shqiptare në mandate 15 deputetë, ASh-ja 12 deputetë BESA, 4 deputetë dhe PDSH-ja 1 deputetë.

Share This Article