Grupimi ‘për PD’ kërkon rikthimin në garë të Ibsen Elezit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupimi për Partinë Demokratike ka kërkuar ndryshimin e vendimit për të mos lejuar kandidimin e Ibsen Elezit për kreun e PD-së.

Gjatë konferencës së tyre për mediat, ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri tha se pavarësisht se Lulzim Basha po përpiqet që të manipulojë procesin, u bëjnë thirrje demokratëve që të dalin masivisht për të votuar.

“Pavarësisht nga tentativat e Lulzim Bashës për të manipuliuar procesim ne u bëjmë thirrje demokratëve që të marrin pjesë masivisht në procesin e zgjedhjes së kryetarit”,- tha Kulluri.

Nga ana tjetër, kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi tha se Basha duhet të japë dorëheqjen para se të kandidojë, pasi në mënyrë tjetër gara nuk quhet e barabartë.

Share This Article