Gruri po shitet me çmim më të ulët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dritan Gjoni po korr 40 ha të mbjella me grurë. Ai prej 30 vitesh në tokat e tij në Lushnjë kultivon këtë kulturë ndërsa kjo është një ditë e gjatë pune për të.

Dritani shtoi këtë vit sipërfaqen e mbjellë me grurë pas rritjes së kërkesës vitin e kaluar si dhe pasi mori subvencionet nga qeveria.

Këtë sezon çmimi është më i ulët, por ai thotë se puna ia ka vlejtur.

Ky fermer këtë vit ka mbjellë 3 lloje të ndryshme farash për të patur sa më shumë rendiment.

Kjo është një ditë e gjatë pune edhe për ata që punojnë me autokombajnë. Ky i moshuar ka një jetë që merret me këtë punë.

Pas nisjes të luftës së  Rusisë në Ukrainë dhe bllokimit të transportit të drithërave, u rrit kërkesa për grurë dhe çmimi ishte më i lartë. Por këtë vit fermerët e Myzeqesë e tregtojnë këtë produkt më i lirë, me 2700 Lekë kv.

Share This Article