Grushti i shtetit/ Grupi Wagner ndalon marshimin drejt Moskës me ndërmjetësimin e Lukashenkos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, thotë se trupat e tij kanë ndërprerë marshimin drejt Moskës dhe po kthehen mbrapsht, pasi pretendon se ka arritur një marrëveshje me qeverinë ruse, me ndërmjetësimin e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko.

“Po kthehemi mbrapsht drejt fushëbetejës, sipas planit”, tha Progozhin në një mesazh në Telegram.

“Donin ta shpërbënin kompaninë ushtarake Wagner. Nisëm një marshim për drejtësi më 23 qershor. Për 24 orë u afruam rreth 200 kilometra nga Moska. Në këtë kohë nuk derdhëm asnjë pikë gjak të luftëtarëve tanë. Tani ka ardhur momenti kur gjaku mund të derdhet. Duke kuptuar përgjegjësinë për mundësinë që gjaku rus mund të derdhet nga njëra palë, po kthejmë kolonat tona mbrapsht dhe po shkojmë në kampe, siç kishim planifikuar”, shtoi ai.

Ndërmjetësimin e Lukashenkos e deklaroi edhe qeveria bjelloruse.

Prej mëngjesit të së shtunës, trupat e grupimit mercenar Wagner, që luftojnë për llogari të Putinit në Ukrainë, u futën në territorin rus dhe u afruan deri në disa qindra kilometra nga Moska, një veprim që u konsiderua si tentativë për grusht shteti. Shpeshherë, Prigozhin, i konsideruar aleat i ngushtë i Putinit, ka akuzuar ministra dhe gjeneralë rusë për mungesë mbështetjeje.

Share This Article