Mediumi prestigjioz britanik, The Guardian, e ka publikuar një artikull për ekipin kombëtar të Kosovës, për të cilin thotë se motivim për ndeshjen kundër Anglisë nuk është vetëm mundësia për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.
Gjatë kampanjës së parë kualifikuese të Kosovës për Kupën e Botës, ndjenja se ata nuk po trajtoheshin me mjaftueshëm respekt u shpërnda nëpër skuadër dhe delegacionin e Kosovës, shkruan The Guardian.
Nganjëherë, ata mund ta vërenin këtë gjë, përmes gjërave të vogla si gjuha e trupit e kundërshtarëve para ndeshjes ose komentet e pavenda pas ndeshjeve. Edhe pse ata e morën vetëm një pikë në tentimin për t’u kualifikuar në Rusia 2018, paraqitjet e tyre kundër Kombëtareve si Kroacia, Islanda, Ukraina dhe Turqia kishin merituar më shumë. Besimi brenda zhveshtores ishte se ata nuk ishin shumë larg dhe nëse kundërshtarët dëshirojnë t’i provokojnë ata, ata kishin kaluar mjaftueshëm shumë gjëra për të mos iu interesuar për këtë.
Ata kishin të drejtë. Kosova arrin në Southampton me ecuri të 15 ndeshjeve pa disfatë, menjëherë pas fitores 2:1 kundër Republikës Çeke dhe me shpresë për ta arritur Kampionatin Evropian qysh në tentimin e parë në histori. Kjo është historia më emocionuese në skenën ndërkombëtare të kontinentit; një përrallë se si një vend që shpalli pavarësinë vetën në vitin 2008, dhe nuk u anëtarësua në UEFA ose FIFA deri në maj të vitit 2016, ka qenë në gjendje ta shpresë veten përmes një skuadre, mundësitë e së cilëve duket se s’kanë kufij.
“Ëndrra vazhdon të shkojë përpara”, thotë kapiteni dhe portieri Samir Ujkani. Pak njerëz e kanë përjetuar këtë ëndërr në mënyrë më të thellë sesa ai. Në mars të vitit 2014, ai qëndroi në Mitrovicë, përderisa një skuadër e Kosovës, e bërë në mënyrë urgjente, e luajti ndeshjen e parë të aprovuar nga FIFA, kundër Haitit, dhe ai nuk mundi t’i mbajë lotët nga sytë e tij.
Pas dy vjetëve e gjysmë, pas një pritjeje të tensionuar në një korridor hoteli në Turku, emocionet u intensifikuan përderisa ai dhe pesë bashkëlojtarë të tij luanin në ndeshjen e parë garuese të Kosovës kundër Finlandës.
“Mendoja se do të na duheshin katër apo gjashtë vjet për të qenë gati, por tani, pas tre vjetësh, ne jemi duke i përjetuar këto arritje fantastike”, ka thënë Ujkani, i cili luajti 20 herë për Shqipërinë, para se Kosova të anëtarësohej në FIFA e UEFA. “Nëse ne mund ta bëjmë kualifikimin realitet, atëherë do të jetë e mrekullueshme. Por, gjëja kryesore është se ne jemi skuadër që dëshiron të rritet dhe ta bëjë të ardhmen të bukur për vendin tonë”.
Kjo është pikërisht ajo që i motivon lojtarët e Kosovës, qasja taktike dhe sulmuese e të cilëve theksohet nga një intensitet që shihet rrallëherë në këtë skenë. “Unë, bashkëlojtarët e mi dhe i gjithë stafi, jemi të gatshëm të vdesim në fushë”, tha qendërsulmuesi Vedat Muriqi, pas fitores të së shtunës, në të cilën ai e shënoi golin e barazimit. “Ne do të tentojmë ta japim 1,000% për këtë fanellë dhe për këtë vend”.
Në vende të tjera, fjalë të tilla, të thëna me frymëmarrje të çrregulluar para kamerave televizive vetëm disa minuta pasi të arrihet një rezultat i famshëm, do të merrej si hiperbolë. Për Kosovën, kjo është një premtim që duhet të mbahet. Këta janë, siç tha trajneri zviceran Bernard Challandes tha fitoren kundër Bullgarisë në qershor, “jo si lojtarët e tjerë”.
Çdo kosovar e ka historinë e vet se çfarë i ndodhi familjes, shoqërisë ose vetë atyre gjatë luftës brutale kundër forcave serbe në fund të viteve të 90-ta. Gjatë asaj dekade, shumica e popullsisë, shqiptare, u detyrua të luajë e fshehur, në lokacione të çuditshme. Kujtimet e së kaluarës, shumë prej të cilave të tmerrshme, e motivojnë formësimin e një të ardhme plot shpresë.
Shumë prej kosovarëve që do të jenë në “St. Mary’s” të martën e llogarisin veten si pjesë të diasporës së luftës. Rreth 30 mijë rezidentë të Britanisë së Madhe kanë lindur në Kosovë, ndërsa edhe në vetë skuadrën e Kosovës ka shumë lojtarë që lindën në shtete tjera evropiane, pasi që prindërit e tyre u shpërngulen nga Kosova në kërkim të një jetë më të mirë.
Falë punës së palodhshme të shumë të pëlqyerit ish-president të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili vdiq vitin e kaluar, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihut dhe trajnerit paraprak, Alberit Bunjakit, përleshjet tani po shkojnë në favor të Kosovës.
Ujkani e pranon se, para se çekët ta vizitonin Prishtinës, ai do ta kishte pranuar një barazim menjëherë. Kosovës i munguan pesë ndër lojtarët më të rëndëishëm të mirë dhe ata do të mungojnë edhe kundër Anglisë. Anësorët kryesorë – Arbër Zeneli dhe Milot Rashica – janë të lënduar dhe të tillë janë edhe mesfushorët Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala, përderisa lëndimi e ka lënë jashtë skuadrës edhe mbrojtësin e krahut të majtë, Benjamin Kolollin.
Por, Anglia duhet të përballet me Muriqin, një sulmues gladiator i cili është në formë të jashtëzakonshme për Fenerbahcen, si dhe Bersant Celinën e Sëaseas dhe Valon Berishën e Lazios. Portieri i Manchester Cityt, Aro Muric, do ta lë Ujkanin me siguri jashtë formacionit të parë, ku të gjithë startuesit priten të jenë nën moshën 25-vjeçare.
“Është vetëm e rëndësishme të tentojmë dhe të luajmë futboll kundër kësaj skuadre shumë të madhe dhe të argëtohemi”, ka thënë Ujkani.
Kosova preferon të luajë futboll ofensiv, të rrezikshëm dhe kjo nuk pritet të ndryshojë. “Ideja jonë është ta krijojmë këtë grup të ri me shumë talente dhe ata po bëhen burra tani”.
Edhe nëse ëndrra e tyre e përjeton një goditje të vogël, Kosova është këtu për të qëndruar. /Gazeta Express/