Guardiola e dëshiron Joao Felixin te City, por së pari duhet t’i shesë dy yje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Erling Haaland mund të mos jetë ‘goditja’ e vetme e verës në Manchester Cityt.

Sipas raportimeve nga CNN Portugali, dëshira e Pep Guardiolës për këtë treg të transferimeve është edhe Joao Felix i Atletico Madridit.

Portugezi shikohet nga trajneri spanjoll si pjesa që mungon që skuadra e tij të ketë një sukses në sezonin e ri.

Por, transferimi i Felix te City varet nga dy shitje të rëndësishme, atë të Raheem Sterling dhe atë të Gabriel Jesus. E gjitha kjo për arsye buxhetore dhe mbi të gjitha për “fair play” financiar.

Për dy lojtarët e lartcekur kanë shfaqur interesim klubet e mëdha të Ligës Premier.

Share This Article