Guardiola e quan gabim të madh shkarkimin e mundshëm të Artetas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se Arsenali do të bëjë “gabim të madh” nëse e shkarkon trajnerin Mikel Arteta.

Spanjolli është në presion të madh pas humbjes nga City të martën 4:1 në çerekfinale të Carbao Cup dhe pas shtatë humbjeve në 10 ndeshjet e fundit në Premier League.

Pavarësisht formës së dobët të “Topçinjve”, Guardiola thotë se klubi duhet të mbajë Artetan.

“Do të bëjnë gabim të madh nëse e shkarkojnë. Jam i sigurt se do t’i besojnë. E kuptoj se analistët analizojnë rezultatet. Por isha me të shumë gjatë dhe e di se çfarë kualitete si njeri dhe si menaxher i ka, se si është i përfshirë në gjithçka. Është vetme çështje kohe dhe ai do t’ia dalë. Nuk jam në bord, por për mua do të bënin gabim të madh nëse e mendojnë largimin”, ka thënë Guardiola për “BBC”, lidhur me ish-asistentin e tij.

Arsenali do të përballet me Chelsean në ndeshjen e ardhshme të Premier Leagues, ndër ndeshjet që konsiderohen si vendimtare për të ardhmen e spanjollit.

Share This Article