Guardiola falënderon Lukakun për triumfin në Champions

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndonëse finalja e Champions ka 10 ditë që ka përfunduar, jehona që la pas vijon të mbushë faqet e para të mediave sportive.

Gjatë një interviste për Football.London, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola tregoi disa nga momentet kyçe të shkuarjes deri në finale dhe shprehet se “Qytetarët” kishin më shumë se 8 vite që përgatiteshin dhe investonin për këtë trofe.

Më tej, tekniku tha mes të tjerash se një meritë që City doli triumfues nga Stambolli ishte edhe arsyeja se sulmuesi i Interit, Romelo Lukaku, nuk arriti të dërgonte topin në rrjet për të tijët edhe pse ndodhej vetëm 3 metra larg nga porta.

City e fitoi Champions League përballë Interit me rezultatin e ngushtë 1-0, me një gol të realizuar nga Rodri në pjesën e dytë të ndeshjes.

Share This Article