Me gjithë humbjen, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij. City humbi 2:0 nga Parisi.
“Ishte paraqitje e mirë. Ne kemi bërë çdo gjë pos shënimit të golit. Jemi mbrojtur mirë. Parisi është mbrojtur në thellësi dhe kundërsulmi i këtij ekipi është gjithnjë i rrezikshëm. Ky është futbolli. Komplimentet më të mëdha për ekipin”, ka thënë Guardiola për BT Sport. “Në ndeshje si kjo, rastet e humbura si ai i Bernardo Silva gjithnjë janë të rëndësishme. Ekipi ishte aty, njëjtë si në Stamford Bridge në fitoren ndaj Chelseat. Është mëkat pasi kemi luajtur për të fituar, por nuk ia dolëm të shënojmë gol”, ka shtuar Guardiola. Ai është pyetur edhe për golin e Lionel Messit. “Goli ishte fantastik”, është përgjigjur Guardiola.