Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur krenar me paraqitjen e skuadrës së tij. City fitoi 2:0 ndaj PSG-së dhe kaloi në finale të Championsit, për herë të parë.
“Është për të gjithë ne dhe për klubin. Jam jashtëzakonisht krenar dhe mendimet e para janë për lojtarët që nuk kanë luajtur sonte. Ata të gjithë e meritojnë të luajnë, të gjithë kanë dhënë kontribut dhe tani është koha për ta shijuar suksesin. Ne duhet ta fitojmë ligën dhe kemi më pas dy apo tri javë për t’u përgatitur për finale”, ka thënë Guardiola, përcjell BBC.
“Parisi ka vendosur shumë lojtarë në mesfushë dhe ne kemi vuajtur shumë në pjesë e parë. Kemi dështuar të bëjmë presion të lartë dhe kemi ndryshuar këtë në pjesën e dytë. Rezultati i përgjithshëm 4:1 ndaj ekipit që ka mposhtur Barcelonën dhe Bayernin, do të thotë shumë për ne. Parisi fiton çdo vit ligën, është ekip i ndërtuar për të fituar, ka luftuar deri në fund. Është ekip i madh, por ne ishim aq të komponuar. Kemi luftuar së bashku dhe jemi në finale të Championsit. Njerëzit besojnë se është lehtë të arrish në finale të Championsit. Arritja në finale i jep kuptim asaj që kemi bërë në 4-5 vjetët e kaluara. Çdo ditë këta djem ishin konsistent dhe kjo është e jashtëzakonshme”, ka theksuar Guardiola, që kërkon Championsin pas dhjetë vjetësh.