Rihapet situata e Bernardo Silvas, pasi sipas asaj që shkruan ‘L’Equipe’ të premte, Man City tani do të ishte i gatshëm të dëgjonte ofertat.
Me sa duket, ‘qytetarët’ dëshiron të ofrojnë në skuadër Lucas Paquetan, yllin e Olympique Lyon dhe ka nevojë për ‘para’, që ta mbyllin këtë operacion.
24-vjeçari brazilian ka shpërthyer këtë vit në Francë dhe Pep do të donte të kishte shërbimet e tij.
Në anën tjetër edhe Bernardo, ka qenë një pjesë themelore për trajnerin sezonin e kaluar.
Silva do t’i ishte ofruar Real Madridit dhe Barcelonës, me këtë të fundit që kishin shumë interesim për shërbimet e tij.