Gucci do të pranojë kriptomonedha – zbulohen se me cilat valuta dixhitale mund të blini

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marka italiane e modës, Gucci ka njoftuar se do të lejojë përdorimin e kriptomonedhave në dyqane të zgjedhura në Shtetet e Bashkuara.

Sipas lajmeve të Vogue Business, aplikacioni, i cili do të testohet në një numër të kufizuar dyqanesh, do të jetë i disponueshëm në të gjithë Amerikën e Veriut deri në fund të verës.

Bitcoin, Bitcoin Cash, Ethereum, Wrapped Bitcoin, Litecoin, Dogecoin dhe Shiba Inu do të përdoren në aplikacionin e kriptovalutave, i cili do të fillojë në dyqanet në New York, Los Angelos, Las Vegas dhe Atlanta.

Klientët do të jenë në gjendje të bëjnë pagesat e tyre nga kuletat e tyre të kriptomonedhave duke përdorur një kod QR.

“Për klientët që zgjedhin të kenë atë lloj opsioni, kalimi në kripto është një evolucion shumë i natyrshëm”, tha Marco Bizzarri, CEO i Gucci.

Ndryshe, El Salvadori është shteti i vetëm në botë që lejon edhe zyrtarisht shit-blerjet të bëhen me kriptovaluta.

Share This Article