Guterres kërkon nga Trump të mos ndërpritet financimi i OBSH-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Tramp të mos e ndërpresë financimin e OBSH-së, duke theksuar se “tani nuk është koha për këtë”.

“Tani është koha për unitet, për bashkëpunim në bashkësinë ndërkombëtare, është koha për punë të përbashkët solidare dhe luftë kundër virusit dhe pasojave nga pandemia”, apeloi Guterres.

Trampi ka urdhëruar që të pjesëmarrja amerikane në financimin e OBSH-së sepse është i pakënaqur nga puna e kësaj organizate gjatë pandemisë së koronavirusit. Në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ai cili mbrëmë tha se OBSH-ja nuk e ka përmbushur detyrën e saj themelore dhe se për këtë duhet të përgjigjet, transmetuan mediat britanike.

Trampi e akuzoi OBSH-në se promovon “dezinformata kineze” për koronavirusin, që, siç vlerësoi, me siguri ka sjellë deri në pandemi më të madhe sesa në të kundërtën do të ndodhte.

SHBA-ja është donatori më i madh në OBSH. Vitin e kaluar ky shtet në OBSH ka dhënë 400 milionë dollarë, që është rreth 15 për qind nga buxheti i saj.

Share This Article