Guterres: Mendoj se Rusia nuk do të pushtojë Ukrainën

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

“Pushtimi i një vendi nga një vend tjetër është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Në situatën aktuale shpresoj të mos ndodhë (pushtimi)”, tha kreu i OKB-së, Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, lidhur me shqetësimet se Rusia do të pushtojë Ukrainën tha se “është i sigurt se kjo nuk do të ndodhë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Guterres, pasi njoftoi përparësitë për vitin 2022 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mbajti një konferencë për media dhe bëri vlerësime lidhur me rendin e ditës.

Në vlerësimin e tij lidhur me tensionet në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës, Guterres tha: “Nuk duhet të ketë ndërhyrje ushtarake, problemi duhet të zgjidhet me diplomaci. Pushtimi i një vendi nga një vend tjetër është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Në situatën aktuale shpresoj të mos ndodhë (pushtimi). Jam i sigurt se nuk do të ndodhë dhe gjithashtu shpresoj të kem të drejtë”.

Në Jemen duhet t’i jepet fund “rrethit vicioz”

Duke dënuar sulmin ajror të ndërmarrë nga forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 60 civilëve, Guterres deklaroi se “Ne duhet t’i japim fund këtij rrethi vicioz tensionesh që përshkallëzohen njëri pas tjetrit”.

Talebanët nuk kanë mbajtur premtimin për të drejtat e grave

Në përgjigje të pyetjes së gazetarit të AA-së lidhur me Afganistanin, Guterres tha se vendi po përballet me shkelje të të drejtave të njeriut dhe se talebanët nuk kanë mbajtur premtimin për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave.

Ai potencoi se mbrojtja e të drejtave të grave dhe vajzave është e nevojshme për njohjen e talebanëve dhe që të marrin mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.

Më tej Guterres tërhoqi vëmendjen se Afganistani gjithashtu ndodhet përballë rënies ekonomike dhe një katastrofe humanitare. “Do të jetë një gabim i madh ndëshkimi kolektiv i popullit afgan, për shkak se autoritetet ‘de facto’ (talebanët) nuk po veprojnë në mënyrën e duhur”, tha Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, përsëriti thirrjen e tij për injektimin e parave në ekonomi dhe lirimin e aseteve të ngrira në mënyrë që Afganistanit të mos bie.

Share This Article