Guterres: Uria rrezikon të shkaktojë miliona vdekje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi Këshillin e Sigurimit se pa një veprim të menjëhershëm miliona njerëz në botë rrezikojnë të vdesin nga uria.

“Goditjet klimatike dhe pandemia COVID-19 po e ushqejnë këtë rrezik”, theksoi ai gjatë një takimi të Këshillit për lidhjen midis urisë dhe sigurisë, duke shtuar se në rreth tridhjetë vende, “më shumë se 30 milionë persona janë afër të deklaruarit në një situatë urie”.

“Mesazhi im është i thjeshtë: nëse nuk ushqeni njerëz, ushqeni konflikte”, këmbënguli Guterres, duke denoncuar përgjegjësinë e njeriut në krijimin e urisë.

Ai vuri në dukje se për të shmangur katastrofën për rreth 34 milionë gra, burra, vajza dhe djem, KB dhe agjencitë e saj kanë bërë thirrje për mobilizim urgjent, për të siguruar 5,5 miliardë dollarë në burime shtesë.

Share This Article