Guvernatori i Bankës së Shqipërisë flet për buxhetin: Rrezik i veçantë nga borxhi, energjia dhe pensionet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me një buxhet të madh, vijnë edhe përgjegjësi të mëdha. Përballë pasigurive që mund të rrezikojnë shëndetin ekonomik të vendit, Banka e Shqipërisë fton qeverinë të bëjë kujdes me mënyrën se si do të shpenzohen paratë e taksapaguesve shqiptarë vitin e ardhshëm.

Gjatë dëgjesës në Komisionin e Ekonomisë, guvernatori i bankës, Gent Sejko sugjeroi shtimin e fondit rezervë në buxhet dhe monitorimin e vazhdueshëm të sektorit energjetik dhe realizimit të buxhetit, për të ndërhyrë në kohë pa rrezikuar rritjen e deficitit.

Ndërsa harmonizimi i politikave që merr banka qendrore dhe atyre që ndërmerr qeveria, sipas Sejkos është ilaçi i vetëm për krizën.

Duke parë nga e ardhmja dhe kostot gjithmonë e më të mëdha për të mbuluar gropën e pensioneve, guvernatori sugjeroi gjithashtu reformimin e skemës së sigurimeve shoqërore.

Banka e Shqipërisë identifikon si rrezik potencial edhe programin e partneritetit publik-privat.

Ashtu sikur janë shprehur më herët edhe partnerët ndërkombëtarë, banka sugjeron vendosjen e një limiti për vlerën e përgjithshme të PPP-ve, përzgjedhjen me kujdes të projekteve sipas programit strategjik të investimeve dhe një monitorim më të kujdesshëm të tyre.

Share This Article