‘Gypsy King’ mposht Derek Chisora dhe mbron titullin WBC. Usyk e ndjek në anë të ringut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tyson Fury ka arritur të mbrojë titullin e tij të peshave të rënda WBC, duke arritur të mposhtë Derek Chisora, duke i hapur rrugën një përpalljeje të mundshme me Oleksandr Usyk.

Me këtë fitore, 34-vjeçari Fury arriti të mbrojë rekordin e tij duke qenë i pamposhtur para 59 mijë e 769 spektaktorëve në stadiumin e Totenham Hotspur.

Kundërshtari i tij Briton Chisora, 38 vjeç, pësoi disa dëmtime të njëpasnjëshme nga kampioni në fuqi, derisa arbitri u detyrua të ndërpresë ndeshjen mes tyre në raundin e 10-të.

Ndërkohë, Usyk, mbajtësi i titujve IBF, IBO, WBO dhe WBA, qëndronte në anë të ringut në Londër. 

Për Chisora, kjo ishte humbja e 13-të në karrierën e tij 46-vjeçare, dhe e katërta në pesë përballjet e fundit.

Share This Article