Haaland barazon rekordin, City merr kreun e Premier League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City mundi në transfertë 2-1 Fulham dhe mori kryesimin e Premier League, me një pikë më shumë sesa Arsenali dhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Erling Haaland gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e tretë, me anë të një 11-metërshi. Për norvegjezin ky ishte goli numër 34 në Premier League, duke barazuar rekordin e vendosur nga Andreë Cole në sezonin 1993-1994 dhe Alan Shearer, në sezonin 1994-1995.

Në minutën e 15, Carlos Vinicius barazoi për vendasit. Megjithatë, ky barazim zgjati deri në minutën e 36, me Alvarez që riktheu ekipi e tij në avantazh.

Pas kësaj jave, Manchester City kryeson me 76 pikë, ndërsa Arsenal ndjek me 75.

Share This Article