Haaland makineri golash, por Premier League ka një lideri të ri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Erlind Haaland po shkëlqen edhe në Angli. Ai realizoi tripletën e dytë radhazi, ndërsa në 5 ndeshjet e para të kampionatit ka shënuar 9 gola. Manchester City triumfoi mbrëmjen e së mërkurës 6-0 ndaj Nottingham.

Megjithatë, Premier League ka një lider të ri. Ai është Arsenali i Granit Xhakës që nuk njeh humbje, madje as barazime deri në këtë fazë të këtij sezoni. 5 ndeshje 5 fitore.

Viktima e radhës e topçinjve të Londrës ishte Aston Villa, e cila u mposht 2-1. Autorë të golave për skuadrën e Arteta-s ishin Jesus dhe Martinelli.

https://youtube.com/watch?v=ltOELBmTq60
Share This Article