Haaland po e tepron me festimet e tij – te City ndihen të shqetësuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënshkrimi i ri i Manchester Cityt, Erling Haaland, është parë duke bërë festime nga më të ndryshmet gjatë pushimeve në Marbella.

Ylli norvegjez e ka kaluar mbrëmjen e së shtunës në klubin e natës Momento, teksa bën një pushim para sezonit 2022/23.

Një video tregon një Haaland që mbanë kufje duke kërcyer lart e poshtë dhe duke pozuar me DJ-in vendas Angelsanchezdj.

Është hera e dytë këtë javë që Haaland është parë duke festuar në Marbella, ndërsa te Manchester City ka shqetësime me mënyrat se si po i kalojnë pushimet lojtarët e tyre.

Një shqetësim për ta është edhe Jack Grealish, që është parë duke konsumuar alkool gjatë gjithë kohës në pushime si në Spanjë dhe Las Vegas.

Haaland u zbulua zyrtarisht në fillim të këtij muaji me Cityn duke rikrijuar një foto të famshme të një të riu Haaland duke pozuar me një fanellë të sezonit 2008/9 me nënshkrimin e tyre të ri në fanellën e këtij sezoni.

Share This Article