Haga i jep leje, Hashim Thaçi shkon në Kosovë për të takuar familjarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me lejen e Gjykatës Speciale, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Kosovë për të vizituar familjen e tij. Lajmi është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për KosovaPress.

Vizita e tij po monitorohet nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës. Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë që kur u arrestua në Hagë në nëntor të 2020.

Hashim Thaçi ndodhet në burg së bashku me Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, me vendim të gjykatës së Hagës. Ata akuzohen për krime lufte, gjatë kohës kur kanë qenë drejtues të UÇK-së.

Share This Article