Hahn i kërkon Kosovës ta heq taksën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa04424416 EU Commissioner-designate for European Neighbourhood Policy and enlargement negotiations, Johannes Hahn from Austria attends a hearing by the Committee on Foreign Affairs, at the European Parliament in Brussels, Belgium, 30 September 2014. The European Parliament has started quizzing the 27 men and women who have been picked to serve in the new European Commission. The hearings are due to last at least three hours each. EPA/JULIEN WARNAND

Komisionari i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johaness Hahn, ka kërkuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, derisa i ka bërë thirrje edhe një herë Prishtinës zyrtare të heqë taksat ndaj mallrave serbe.

“Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, këto dy vende duhet të vazhdojnë. Kosova duhet të heqë tarifat për Serbinë dhe Bosnjën. Tarifat për Serbinë dhe Bosnjën, duhet të hiqen. Kosova duhet të bazohet në marrëveshjen e MSA-së”, tha Hahn.

Ai këto komente i bëri me rastin e prezantimit të raportit të progresit për zgjerimin nga ana e Komisionit Evropian para Parlamentit Evropian.

Hahn edhe kësaj radhe ka rekomanduar çeljen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Të kihen parasysh bizneset e Kinës që po rriten në Ballkan, që edhe nëse ofrojnë lehtësi është me rëndësi që të sigurojmë se çdo aktivitet i huaj në rajon, të përmbushë standardet dhe vlerat e BE-së. Sa i përket vendeve të caktuara, vendet janë përgjigjur strategjisë për Ballkanin. Jam i kënaqur se si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë reaguar. Jam i kënaqur të shikoj sesi Shqipëria ka ndjekur reformën në drejtësi, sidomos në sistemin gjyqësor, rivlerësim të paprecedentë të prokurorëve dhe gjykatësve dhe në lidhje se si Maqedonia e Veriut zgjidhi çështjen e emrit. Komisioni rekomandon që Këshilli të hapë negociatat tani me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Pas marrjes serish të rekomandimit për çeljen e negociatave nga Komisioni Evropian, janë vendet anëtare që do të vendosin për këtë propozim. E vendimi final i takon Këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve BE, që do të mblidhen në qershor.

Holanda dhe Gjermania do të marrë miratimin e Parlamentit për të vendosur pro këtij vendimi, teksa Franca dhe Belgjika janë skeptike për të vijuar me zgjerimin e BE në këtë kohë.

Në lidhje me Serbinë dhe Malin e Zi, Hahn tha se këto dy vende duhet të rrisin përpjekjet e tyre në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Share This Article