Hahn: Nuk ka një vendim akoma për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenca rumune e BE ka dalë në një konferencë të përbashkët me KE.

Komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn tha se disa vende nuk janë ende të gatshme të konfirmojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Zgjerimi është çështje strategjike e BE. Është bërë progres, por nuk jemi akoma aty ku duhet. Franca, Gjermania Danimarka janë skeptike për Shqipërinë. Tre vendet kërkojnë shtyrje të vendimit. Gjermania do më shumë kohë për vendimin. Nuk është marrë ende një vendim lidhur me hapjen e negociatave, të paktën për këtë verë, kërkohet më shumë kohë nga vendet anëtare. Shpresoj që këtë vit të kemi rezultatet, ndoshta edhe në tetor, është shumë e rëndësishme të tregohemi të drejtë. Shpresoj të kemi një vendim përfundimtar dhe vendimtar deri atëherë “, tha ai.

Share This Article