Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë fillimin e negociatave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, deklaroi Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën e përditshme malazeze ”Vijesti”.

”Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian, që është në interes të vetë unionit”, theksoi Hahn.

”Maqedonia e Veriut ka bërë përparime domethënëse sidomos me nënshkrimin e një marrëveshjeje me Greqinë, që i dha fund çështjes së shumëdebatuar për emrin e vendit të vogël ballkanik”, tha Hahn.

”Kjo marrëveshje do të jetë subjekt i librave të historisë”, shtoi ai.

Emri i pasuesit të Hahn është ai i hungarezit, Laszlo Trocsanyi, emërimi zyrtar i të cilit duhet të miratohet nga Parlamenti Europian./ATSH/

Share This Article