Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn thotë se BE është e angazhuar në rajon dhe ka mbështetur të ardhmen e saj si pjesë e integrale e BE.
Në një artikull për revistën e Parlamentit, Hahn vlerëson Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si shembull pozitiv në rajon, por thotë se pranimi në BE mbetet ende një sfidë.
Në një artikull për revistën e Parlamentit ai vlerëson Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa thotë se janë një shembull i mirë “si angazhimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor po ndihmon rajonin të ndërtojë një të ardhme më të mirë”.
“Është në interesin tonë të angazhohemi me rajonin, pasi kjo do ta bëjë Bashkimin më të fortë. Vitin e kaluar ishte thelbësor, sepse u morën vendime historike mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Strategjia e Ballkanit Perëndimor u miratua nga Komisioni Evropian. Strategjia ripohon një perspektivë të qartë evropiane të rajonit” tha Hahn.
Duke folur për marrëveshjen e Prespës midis Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, ai është i bindur se Shtetet Anëtare të BE do të pranojnë përparimin e dukshëm të Maqedonisë së Veriut, duke hapur negociatat e pranimit. Ndërsa tha se Shqipëria është një tjetër shembull pozitiv në rajon.
“Ballkani Perëndimor tani ka një dritare reale të mundësive. Megjithatë, pranimi në BE është një sfidë, që kërkon përpjekje të forta të përbashkëta. Mbetet ende shumë për t’u bërë. Anëtarët e ardhshëm duhet të respektojnë vlerat e BE-së dhe të punojnë në pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal. Përveç kësaj, shtetet anëtare të BE-së duhet të përmbushin angazhimet e tyre”, përfundon Hahn.