Hajdari: Drafti i ri i PS me të njëjtat truke, duam lista të hapura

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opozita parlamentare ka bojkotuar komisionin parlamentar të ligjeve, i cili ka vënë në tryezën e diskutimeve draftin e ri të Partisë Socialiste.

Deputetët e opozitës janë ‘kapur’ në befasi këtë të premte, teksa shumë prej tyre janë shprehur se nuk ishin vënë në dijeni për një draft të ri nga ana e socialistëve. Pas një pushimi 10 minutësh, ata kanë bojkotuar punimet në komision, i cili ende po vijon të diskutojë e pritet më tutje të miratojë draftin e PS-së.

Në dalje të kryesisë së kuvendit, deputetja Rudina Hajdari tha se drafti i ri i PS-së është i njëjtë me propozimin e mëparshëm, duke deklaruar se në thelb socialistët nuk po kërkojnë lista të hapura, por lista zgjedhore të cilat i përpilon kryetari i partisë.

Hajdari: Është për t’u keqardhur se si Parlamenti nga një institucion serioz i cili duhet t’i shërbejë qytetarëve dhe Shqipërisë është kthyer në strehë intrigantesh që mendojnë nga mëngjesi deri në darkë se si t’ia hedhin qytetarëve. Ne nuk e pranojmë këtë propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam që deputetët t’i vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci që përdor pushtetin për të grabitur vendin e pasuruar një grusht njerezish. Mirëqenia e Shqipërisë kalon vetëm nëpërmjet demokracisë dhe për këtë ne nuk negociojmë

Share This Article