Hajdari: Duam fitore ndaj Zvicrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Albian Hajdari ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes Kosovë – Zvicër që zhvillohet të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45.

Mbrojtësi dardan që më parë ka luajtur për Zvicrën ka thënë se e kanë instaluar një mentalitet që gjithmonë duan fitoren.

Ai ka thënë se pasi shkruan historinë me sigurimin e Play-Off-it, duan që të shkruajnë një tjetër histori që të marrin 13 pikë nga këto kualifikuese.

“Besoj që çdo ndeshje është e rëndësishme si çdo ndeshje tjetër. E kemi një mentalitet që ja fitojmë ja marrim një pikë”.

“Ne duhet të fitojmë edhe ndaj Zvicrës. Ne shkruam historinë në ndeshjen e fundit, por duhet të shkruajmë histori edhe me pikë duke fituar dhe duke marrë më shumë pikë”, tha Albian Hajdari. 

Share This Article