Hajdari ftesë PD-së për reformën zgjedhore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës zgjedhore i bën thirrje Lulzim Bashës që të jetë pjesë e tryezës së organizuar nga zyra e OSBE-së në Tiranë. Përfshirja e PD-së në reformën zgjedhore, sipas Rudina Hajdarit është një mënyrë për të forcuar pozitat e saj në këtë situatë politike.

Një ditë para tryezës gjithëpërfshirëse së OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore, bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm i bën thirrje PD dhe aleatëve të saj që të jetë pjesë e saj. Madje Rudina Hajdari nënvizon se  përfshirja e PD në ndryshimet e Kodit Zgjedhor e forcon atë më shumë.

Rudina Hajdari: Opozita patjetër duhet të bëhet pjesë e kësaj tryeze sepse reforma zgjedhore është kali i betejës që do ta forcojë opozitën dhe do tu japë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe ndershme dhe të pakontestuara.

Nga ana tjetër pakica parlamentare i ka vënë në dispozicion votat e saj Partisë Socialiste me kusht që të pranojë propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Por pavarësisht se mazhorana ka rënë dakord që të hidhet në tryezë diskutimi, kjo nuk nënkupton plotësisht plotësimin e kërkesës së opozitës së re.

Rudina Hajdari: Po të arrijmë të ndryshojmë dhe çlirojmë sistemin e 2008 do të jetë një fitore jo vetëm për partitë politike, por për të gjithë shqiptarët.

Në draftin e depozituar në Kuvend, PS kërkon që në zgjedhjet e 2021 duhet të implementohet teknologjia dhe votimi i emigrantëve.

Ndërsa nga ana tjetër Gjermania i ka vënë kusht Shqipërisë reformën zgjedhore për hapjen e negociatave.

Share This Article