Hajdari kërkon që zgjedhjet të mbahen më 2 maj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka dalë kundër rrymës, duke i propozuar presidentit Ilir Meta mbajtjen e zgjedhjeve me datë 2 maj, që përkon edhe me festën e Pashkëve Ortodokse.

Pas takimit me Metën, ajo tha për gazetarët se 2 maji do të ishte datë historike pasi vjen fill pas Ditës së Punëtorëve, 1 majit.

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë historike. Një datë e bukur dhe që do të korrte shumë fitore do të ishte data 2 maji sepse vjen direkt pas Ditës së Punëtorëve, 1 Maji. Prandaj i propozova presidentit që në 2 maj të kemi zgjedhje të ardhshme parlamentare. Vendimmarrja është vendim i presidentit, 2 maji është festë ortodokse por ka ndodhur që në Shqipëri të mbahen zgjedhje në ditë feste”, tha ajo.

Gjatë ditës së sotme Meta u konslutua me krerët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Kryeministri Rama pranon çdo datë përveç 2 majit. Në një mendje me të ishte edhe Kryemadhi. As Basha nuk dha ndonjë datë të veçantë ndërsa aleatët kërkuan 18 prillin.

Share This Article