• Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
ALB UK News
No Result
View All Result
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result

Hajdari: Më është hedhur baltë sepse qëndrova në parlament

albnews by albnews
22 February, 2021
in Show - Biz
0
Ja çafrë thotë Rudina Hajdari  për shkarkimin e saj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari deklaroi sot se kreut të PD, Lulzim Basha i cili synon të vijë në pushtet i pëlqen modeli rus i qeverisjes.

Duke folur në seancën plenare në Kuvend ku po shqyrtohet raporti për veprimtarinë vjetore të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2020, Hajdari tha se, është një nga ata persona që u sulmua më shumë sepse nuk dogji mandatin e deputetit.

RelatedPosts

Stuhia Arktike mbërrin në Evropë: ç’mund të presë Ballkani?

Fëmijët e personazheve të famshëm që nuk pranuan mbiemrin e prindërve të tyre

“Për ne ka qenë bombë”, Merita flet për takimin me Parashqevi Simakun: Lutem çdo ditë për të

“Unë jam një nga ata persona që është sulmuar më shumë në Shqipëri, më është hedhur kaq shumë baltë dhe kaq shumë vrer sepse pranova të rrija në parlament, kur të tjerët e Partisë Demokratike e vendosën ta braktisnin institucionin”, tha ajo.

“Kur e mora këtë vendim unë kisha në mendjen time këtë imagjinatë. Kisha në mendjen time një Shqipëri, e cila kishte këto kushte. Unë e dija dhe e di se dhuna, bojkoti, braktisja e institucioneve nga çdo opozitë na largojnë nga kjo Shqipëri që ne të gjithë e duam. Jo vetëm unë si Rudinë, jo vetëm unë si politikane, por e dua edhe si nënë”, tha Hajdari.

“Prandaj qëndrova në këtë parlament, punova fort, aq sa munda dhe brenda atyre hapësirave që pata që ne të ecnim përpara në këtë proces. E di që kontributi im vlerësohet sot maksimalisht nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Por unë e di që kjo nuk mjafton. Nuk mjafton vetëm puna e një apo dy personave, por duhet vullnet politik i të gjithë klasës politike që vendi të ecë përpara. Më lejoni t’ua them se ky vullnet nuk ekziston”, u shpreh Hajdari.

“Ky që është sot kryeministër është shumë i lidhur me modelin e vjetër turk të qeverisjes, i pëlqen ideja e të qenurit sulltan. I pëlqen ideja e qeverisjes me fermanë të shkruara natën. E ai që qëndron jashtë, që do të bëhet kryeministër nesër i pëlqen modeli rus i qeverisjes, ku pavarësisht se çfarë duan njerëzit, çfarë duan të tjerët, ky do të mbetet në krye. I njëjti person, i cili pasi eliminon të gjithë armiqtë, të gjithë bashkëpunëtorët, të gjithë ata që japin kontribut e gjak e vlerë në Partinë Demokratike, ai i shpall armiq. Deri në vdekje do të sundojë, edhe nëse foleja e tij do shndërrohet në një barake”, tha Hajdari./ATSH/ 

Previous Post

Kurti thekson se dialogu s’është prioritet i tij

Next Post

Rama fut opozitën e re në listat e PS-së?

albnews

albnews

Next Post
Rama fut opozitën e re në listat e PS-së?

Rama fut opozitën e re në listat e PS-së?

Live ALBUK TV


OLIVER & HASANI
Oliver and Hasani Solicitors

MONEYGRAM VIDEO
MoneyGram Video

MONEYGRAM
MoneyGram Banner
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result