Hajdari: Partitë e vjetra kanë frikë nga forcat e reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se mediat nuk transmetuan takimet e saj në Elbasan, sepse sipas saj kanë frikë nga mbështetja që iu dha kandidaturës dhe forcës që ajo përfaqëson, Nismën Thurja.

Mediat nuk transmetuan diçka sepse kishin frikë nga mbështetja që iu dha kandidaturës time dhe forcës që unë përfaqësoj unë, Nismës Thurja.

Kjo gjë u censurua sepse partitë e vjetra kanë frikë nga lëvizjet e reja. Vendi ka nevojë për një parti të re që nuk ndikohet dhe nuk është e veshur me kriminalitetin. Krimi është rritur kohët e fundit, por kjo gjë nuk do të thotë se nuk ka ekzistuar më parë.

Këto janë histori e njëri-tjetrit, prandaj e shoh si një ngjarje të shëmtuar  atë që ndodhi në Elbasan ndërkohë që qytetarët e thjeshtë kishin dalë për të festuar një festë pagane”, tha ajo.  

Share This Article