Hajdari: PS të mbajë premtimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Para mbledhjes së opozitës parlamentare me kryeministrin Rama, deputetja Rudian Hajdari ka thënë një prononcim për gazetarët ku ka thënë se PS tashmë duhet të mbajë premtimin  për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

PS ka pranuar që pas marrëveshjet do të ishte gati për ndryshimin e sistemit. Ajo marrëveshje ishte për të ndihmuar Lulzim Bashën, shokun e Edi Ramës. Ia dhamë këtë mundësi Bashës për të ardhur dhe për tu rifutur në sistem. Kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. Tani topi është në dorën e Edi Ramës!  Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhor me vota të blera. Ky është shanci për PS. 

Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin! Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore

Sot kemi ardhur për të parë nëse Edi Rama do e mbajë premtimin e tij. Nuk mund të votojmë një marrëveshje me vota të vjedhura. Futja e partive të tjera në sistem është shenjë e domkracisë. Do të shkoj në atë mbledhje për ta parë premtimin e PS për ndryshimin e sistemit”, tha Hajdari. 

Opozita parlamentare është takuar sonte me kryeministrin Rama.

Kjo opozitë ka ftuar Ramën dhe Ruçin në takim për të diskutuar kërkesën e tyre për të ndërtuar një reformë reale zgjedhore, sipas tyre.

Share This Article