Gjatë fjalës së saj në Kuvend Rudina Hajdari ka reaguar me kritika rreth situatës ku ndodhet vendi.
Hajdari u shpreh se përshkak të vjedhjes që është bërë këto 30 vite qytetarët ndodhen në një gjendje të mjerueshme, ku edhe sot vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.
“Si ka mundësi që sa herë fryn erë dhe moti përkeqësohet energjia elektrike shkëputet. Si ka mundësi që në 2021 shqiptarët kërkojnë gjërat më elementare. Ku shkojnë taksat e shqiptarëve, si ka mundësi.
Si ka mundësi që ju që shkoni rrihni gjoksin para qytetarëve para zgjedhjeve nuk keni barë asgjë. Njëri thotë do të bëj aeroporte, njëri thotë tramvaj, tjetri thotë shpikje shkencore, ndërkohë që shqiptarët ende vuajnë për ujë.
Nuk kanë ujë nëpër banesa, nuk kanë ujë të vaditin. A mendoni së pas 30 vitesh shqiptarët do të votojnë për ju. Ata po ndërgjegjësohen dhe e dinë shumë mirë se ju nuk keni ndërmend të bëni gjë për ta”, tha më tej Hajdari.
Ajo u ndal edhe në Ditën Ndërkombëtarë të Gruas, ku u shpreh se me përfaqësimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë do të bëjë të pamundurën t’u kthejë nënave, bijtë e tyre.
“Unë ju premtoj se nëpërmjet përfaqësimit tim në Kuvendin e Shqipërisë ne do të bëjmë të pamundurën që të rikthejmë bijtë tanë në Shqipëri. Sot dua të duartrokasim për gratë dhe vajzat tona”, u shpreh ajo.