Hajdari sulmon Ramën: Mos shpif, kush e mbështeti Dakon për betonizimin?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja Rudina Hajdari në seann e sotme plenare ka sulmur kryeministrin Edi Rama për abuzimet me ndërtimet në vend. Hajdari akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka mbështetur ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako,  në dhënien e lejeve të ndërtesave të shembura nga tërmeti. Ajo theksoi më tej se Rama shkon bën foto me Merkelin dhe Presidentin e KE-së që të duket si lider suprem.

“E dëgjuat Kryeministrin? Foli sikur s’ka qenë kurrë në Shqipëri, dhe nuk di çfarë bëhet me ndërtimet, sikur nuk ka qenë kurrë kryetar bashkie dhe kryeministër. Kush e mbështeti betonizimin e Durrësit dhe Vangjush Dakon? Po ti del dhe flet këtu vetëm se do të dukesh do të dalësh në televizor. Nuk ngopesh shkon takon Angel Merkelin, takon Presidenten e KE vetëm për të bërë foto me to. Endesh në Europë për egon tënde, do të tregosh se je lideri suprem..Mos shpifni. Shqiptarët ju kanë votuar. I keni vënë kryebashkiakë me rekorde krimnale dhe e keni çuar këtë vend keq e më keq. Flisni me shqiptarët ashtu si duhet folur. Sot asnjë mur nuk ndërtohet dot pa rrënë një rryshfet. E keni administratën të korruptuar. Shqipëria sot nuk ka kushtet më minimale. Bëhet sikur punohet nëpër spitale kur vjen ministrja. Kemi mësues që sillen si ti dojë qejfi sepse nuk japin llogari.”, u shpreh Hajdari në seancën e sotme.

Më herë kryeministri Edi Rama deklaroi se  ka ardhur koha që të nisë disiplinimi i  ndërtimeve dhe arkitektët të mbajnë përgjegjësi për projektet e tyre deri në fund. Rama u shpreh i prerë se të gjitha ata ndërtues që shkelin lejet dhe bëjnë kate shtesë të ndëshkohen, do u sekuestrohet dhe shembet prona.

Share This Article