Hajdari: Të verifikohet nëse kandidatët për deputetë e për kryetarë bashkie kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkë kryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari theksoi se propozimi i saj ishte për verifikimin e kandidatëve nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

“Ka ardhur koha që ne ta hedhim këtë hap. Mendoj se ky është hap shumë i mirë dhe u gjet një dakordësi për këtë propozim. Kjo do të pastrojë njëherë e mirë politikën nga ata persona që kanë pasur gisht në internimin dhe vrasjen e shumë shqiptarëve gjatë regjimit komunist.

Kemi bërë një hap të mirë për të pastruar politikën nga ish-komunistët. Ramë dakord për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme . Mbledhjen e ardhshme do të flasim për ndryshimin e sistemit. Kemi ndarë nevojën për të rritur sigurinë e votimit, të evitohet manipulimi. Kërkuam përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, eviton çdo lloj kostoje”, tha Hajdari.

Hajdari ka propozuar ndryshim të kodit zgjedhor. Në propozimet e saj dërguar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi theksohet verifikimi i figurave publike duke synuar sipas saj transparencë, besueshmëri në zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërkohë nga ana tjetër Petrit Vasili: Opozita e bashkuar është me të njëjtin vullnet, kemi punuar shumë. Jemi përballë një momenti kyç për hapjen e negociatave. Krimi zgjedhor është i pajustifikueshëm, luftimi i tij,kusht për hapjen e negociatave.FOTO GALERI1/7

Share This Article