Hajdari viziton gratë greviste: Mosreagimi i qeverisë i turpshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka vizituar sot naftëtaret greviste në Ballsh, teksa këto sot janë futur në ditën e 15 të grevës së urisë.

Sipas Hajdarit, mosreagimi i qeverisë  për rezistencën tuaj është i pakuptimtë dhe i turpshëm.

“Ju luftoni edhe për shumë njerës të tjerë për të cilët qeveria nuk plotëson as nevojat minimale.

Mundësinë që më jepen do ta shfrytëzoj për të ngritur shqetësimin tuaj . Zërin tuaj do ta coj edhe te nderkombëtarët. Këta kujtojnë që duke mashtruar njezërit dhe trupën diplomatike kujtojnë se do ja dalin. Për të shkuar në BE këto janë kushtet minimale që duhet të përmbushin”, tha Rudina Hajdari.

Share This Article