Një gjyqtar është përndjekur për disa muaj nga Ardit Bajrami, qytetar i Tiranës.
Në dosjen që gazetarja e Top Channel Anila Hoxha disponon, zbulohen detajet e kësaj ngjarjeje, të shoqëruar me një avari shqetësimesh.
Gjykatësi, i Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, me iniciale A. P., i shqetësuar disa herë nga autori ka vendosur të bëjë denoncimin.
Por si nisi e gjithë historia:
Në dosje shpjegohet se Ardit Bajrami e kishte kërcënuar gjyqtarin vazhdimisht, megjithëse ky i fundit nuk e njihte.
Konflikti i parë ka ndodhur në vitin 2020, në ditët e para të dhjetorit, ku përndjekësi ka nisur t’i flasë.
“Hajde këtu lepër, spiun, me ty po flas”, kanë qenë fjalët e para që i akuzuari ka thënë.
Gjykatësi e ka bërë denoncimin në Tiranë, pasi ka deklaruar që këtu banon, ndërkohë që përndjekja ka vijuar për shumë kohë.
Pas katër muajsh është rastisur sërish me këtë person, i cili ka vijuar sërish me të njëjtat tone.
“Ky është prokuror në Bajram Curr”, tha thënë autori, teksa ka drejtuar gishtin nga gjyqtari.
Episodi i fundit ka qenë me datë 20.09.2023, ku Ardit Bajrami i është drejtuar me këto fjalë:
“Ruaju, ruaju, prokuror”, thuhet në dosje, teksa pas kësaj ka ardhur edhe denoncimi.
Gjyqtari ka deklaruar se kjo gjë ishte bërë shqetësuese për të dhe familjarët, andaj vendosi të bëjë padi në 22.09.2023.
Ardit Barjami është dënuar me 8 muaj burg, ndërkohë që Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur që të shoqërohet me shërbime prove.