Hajdutët e detyruan të kthehet në Angli: Sterling tregon nëse do të luajë kundër Francës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Chelsea, Raheem Sterling ka deklaruar se shtëpia e tij prej 6 milion funtesh është sulmuar nga hajdutët dhe ai nuk do të luaj në fushën e gjelbër derisa familja e tij të jetë e sigurt, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka mbetur i tronditur nga ngjarja, ku disa hajdutë sulmuan shtëpinë e tij. Fqinjët e tij mendojnë se ai ishte shënjestër nga një bandë e organizuar.

Policia ka deklaruar se në shtëpinë e tij janë vjedhur sasi e madhe e orëve dhe bizhuterive. Si pasojë e kësaj ngjarje, ylli i futbollit u largua menjëherë nga Katari për të qenë bashkë me familjen e tij.

Sipas tij, ai do të kthehet në Katar për ndeshjen çerekfinale të Anglisë kundër Francës të shtunën vetëm nëse ndjen se familja e tij është e sigurt në shtëpinë e tyre në Surrey.

“Nuk ka asnjë mënyrë që të shkoj askund nëse nuk jam 100 për qind i sigurt se familja ime mund të mbahet e sigurt” është shprehur ai.

Një zëdhënës i Sterling për The Mirror tha se ””fokusi i tij është të jetë në shtëpi dhe të mbështesë familjen e tij.”

Ndryshe, Sterling në dy ndeshjet e para të ‘Tre Luanëve’ në këtë kampionat botëror luajti nga minuta e parë, derisa arriti të shënoi edhe gol kundër Iranit.

Share This Article