Hakerat e ‘Homeland Justice’ janë rikthyer sërish. Këtë të martë, hakerat kanë sulmuar korrespondencën e Kuvendit të Shqipërisë. Ata pretendojnë se kanë në duar të gjitha bisedat e hakeruara.
“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice.
Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që ky turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.

Kujtojmë që edhe më parë ky grup ka kryer sulme kibernetik. Në vitin 2022 në shënjestrën e sulmeve kibernetike ka qenë edhe portali shtetëror e-Albania.


