Hakerat iranianë kërcënojnë Shqipërinë: Irani ka të drejtë të godasë me raketa në Manzë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj Shqipërisë në rrjetet sociale.

Duke marrë shkas nga konflikti mes Iranit dhe Izraelit, që nisi të premten e kaluar, “Homeland Justice” ka publikuar një mesazh kërcënues që lidhet me rolin e Shqipërisë në strehimin e anëtarëve të organizatës së Muxhahedinëve, të vendosur në kampin e Manzës, përcjell euronews.al.

Në deklaratën e shpërndarë përmes platformës Telegram, grupi thekson se “iranianët kanë të drejtën e tyre për të sulmuar kampin e Manzës me raketa”.

Ky kërcënim u shoqërua dhe me një sulm kibernetik ndaj faqes së Bashkisë Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë që Homeland Justice lëshon mesazhe të tilla në adresë të Shqipërisë, apo që ndërmerr sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore shqiptare. Më herët, ky grup ka ndërhyrë në sisteme të tjera shtetërore, duke publikuar edhe të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë.

Në mesazhin e fundit, Homeland Justice shkruan:

“Po endesh afër Vdekjes.

Mbi 3000 terroristë u vendosën në Shqipëri.

Toka shqiptare ishte e detyruar të strehonte këta egërsira.

Është mjaft e kuptueshme për shqiptarët mikpritës.

Shpresojmë që iranianët (të cilët tani kanë të drejtën ligjore për të lëshuar raketat e tyre mbinatyrore në kampin e Manzës) ta kuptojnë këtë.

Homeland Justice”.

Share This Article