Hakerët rusë dyshohet se morën në cak fushatën zgjedhore të Bidenit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Korportata “Microsoft” rishtazi ka alarmuar njërën prej firmave kryesore këshillëdhënëse të ekipit zgjedhor të Joe Bidenit se ka qenë në cak të hakerëve rusë, të mbështetur nga Moska, kanë bërë të ditur tri burime.

Hakerët kanë marrë në cak firmën “SKDKnickerbocker” me seli në Washington, që merret me strategji zgjedhore dhe komunikim. Ajo është duke punuar me Bidenin dhe anëtarë tjerë të njohur të Partisë Demokratike tash e dy muaj, kanë thënë burimet.

Një person Brenda kësaj firme ka thënë se hakerët nuk kanë arritur të sigurojnë qasje në rrjetin e firmës, raporton Reuters, transmeton KOHA. “Ata janë të mbrojtur mirë, nuk ka pasur shkelje”, ka thënë ky person.

Zv.kryetarja e SKDK-së, Hilary Rosen nuk ka dashur të komentojë. Një zëdhënës i Bidenit nuk i është përgjigjur kërkesës për të komentuar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur “marrëzi”. Moska ka mohuar vazhdimisht se përmes sulmeve kibernetike po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet e shteteve tjera.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë ngritur alarmin rreth përpjekjeve të mundshme të qeverive të jashtme të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Share This Article