Hakerët rusë nisin “luftën”, sulmojnë faqen e policisë italiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Itali, faqja e Policisë ka pësuar një sulm nga hakerët pro-rusë të ‘Killnet’, të njëjtët që ditët e fundit kanë goditur disa faqe institucionale, përfshirë ato të Senatit dhe Mbrojtjes dhe që kanë tentuar të bllokojnë Eurovizionin.

Na aksionin e nisur mbrëmjen e djeshme është përballur me teknikë të Policisë të mbështetur nga specialistë të Qendrës Kombëtare Kundër Krimit për Mbrojtjen e Infrastrukturave Kritike (Cnaipc) të Policisë Postare, për rikthimin progresiv të funksionalitetit të plotë të sheshit.

 “Sot ne zyrtarisht i shpallim luftë 10 vendeve, duke përfshirë policinë mashtruese italiane.”- kanë shkruar hakerët.

Një ditë më parë Policia italiane tha se ka penguar sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse gjatë gjysmëfinales së 10 majit dhe finales së 14 majit të Festivalit të Këngës Eurovision.

Share This Article