Hamami i Durrësit së shpejti i qasshëm për turistët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hamami në Durrës,  monument i trashëgimisë kulturore kategoria e parë, është një tjetër objekt i rëndësishëm kulturor ,i cili pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i vitit 2019.

Programi EU4Culture bën të ditur se së shpejti Hamami do të jetë i arritshëm për komunitetin dhe turistët falë ndërhyrjeve të EU4Culture.

Ndërhyrjet do të përfshijnë restaurimin e sipërfaqeve të brendshme, fasadave dhe instalimeve për interpretim digjital.

Në qendër të kompozimit planimetrik të Hamamit ndodhet mjedisi i zhveshjes, që mbulohet nga një kube sferike. Në një lartësi maksimale 5.8 metra nga dyshemeja ndodhen 12 dritare shumë të vogla katrore, të vendosura në mënyrë koncentrike në mesin e gjysmësferës. Në kulmin e kupolës ndodhet një gjysmësferë tjetër, me rreze 70 cm, ku hapen tri dritare të tjera të rrumbullakëta, çka plotëson ndriçimin e dhomës.

Në të djathtë të kësaj dhome ndodhen edhe dy mjedise të vogla për larje.Dyshemetë e këtyre dhomave ngroheshin me tym ose me avull, nëpërmjet tubacioneve që dilnin nga furra. Kjo e fundit ndodhet në pjesën e prapme të mjedisit të zhveshjes.

Njoftimet e para për banjat mesjetare në vendin tonë, si në Elbasan, Berat apo Gjirokastër, jepen nga kronisti turk Evlija Çelebiu në shekullin e 17-të. Banja mesjetare e Durrësit duhet të jetë ndërtuar më vonë.

EU4Culture ndan disa imazhe se si do të duket ky objekt pas punimeve të planifikuara.1 nga 3  

Share This Article