Hamasi liroi dy pengje, Biden: Nuk do ndalemi derisa t’i lirojmë të gjithë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka reaguar për lirimin e dy prej pengjeve të marra dy javë më parë nga terroristët e Hamasit.

Dy amerikanet, 18-vjeçarja Natalie Raanan dhe nënës së saj Judith, u lanë më në fund të lira.

Për këtë, në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se SHBA nuk do të ndalet derisa të lirohen të gjitha pengjet.  

“Bashkëqytetarët tanë kanë duruar një provë të tmerrshme këto 14 ditët e fundit dhe jam shumë i lumtur që ata së shpejti do të ribashkohen me familjen e tyre, e cila është përfshirë nga frika”.
Biden tha se ata do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane ndërsa të shërohen plotësisht. Biden falënderoi gjithashtu qeverinë e Katarit për angazhimin e tyre në punën për lirimin e pengjeve dhe u zotua të vazhdojë përpjekjet për të siguruar lirimin e atyre që janë ende të mbajtur. Siç u thashë atyre familjeve të pengjeve kur fola me ta javën e kaluar, ne nuk do të ndalemi derisa të marrim të afërmit e tyre në shtëpi'”, tha Biden.

Nënë e bijë Judith dhe Natalie Raanan u liruan mbrëmjen e sotme nga Hamasi, pasi ishin marrë peng nga militantët më 7 tetor. Ata u dorëzuan në kufi dhe aktualisht janë në rrugën e tyre për në një bazë ushtarake izraelite për t’u ribashkuar me familjen, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

Share This Article