Hancock: Testet e reja 90-minutëshe mund të zgjerohen në shkolla

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga lajmet kryesore në Mbretërinë e Bashkuar këtë mëngjes është në një test të ri për koronavirusin që mund të japë rezultatet brenda 90 minutave.

Tamponët, të cilët përdoren për të kontrolluar nëse dikush aktualisht ka virusin, gjithashtu mund të zbulojnë gripin. Testet do të jenë në dispozicion nga java e ardhshme në shtëpitë e kujdesit dhe laboratorë.

Për momentin, shumica e rezultateve të testit jepen brenda 24 orëve, por një pjesë zgjat deri në dy ditë.

Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock ka folur për testet, duke i cilësuar ata një “hap të madh përpara”.

Ai tha se do të arrihet një zgjerim i testimit dhe qëllimi është të shikojmë “të gjithë komunitetin” dhe të testojmë njerëzit që mund të kenë koronavirus – por nuk tregojnë simptoma.

Z. Hancock tha gjithashtu se raportimet e medias që qeveria planifikon të shtrijë mbrojtjen e mbi 50-tëve këtë dimër janë “të pasakta dhe spekulime”./BBC

Share This Article