Hancock: Testi dhe sistemi gjurmues në interes të gjithkujt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë në BBC, Sekretari i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock theksoi përsëri se ai beson se “shumica e njerëzve” do të ndjekin udhëzimet për t`u izoluar nëse u thuhet në bazë të sistemit të ri të testimit dhe gjurmëve që do fillohet sot në Angli.

Ai u pyet në programin e sotëm të BBC Radio 4 nëse grindja mbi këshilltarin kryesor të kryeministrit Dominic Cummings do ta bënte më të vështirë të bindte publikun të zbatonte këto udhëzime.

Ai tha: “Unë mendoj se shumica e njerëzve do të kuptojnë se është në interes të gjithkujt që ata që janë në rrezik më të madh të ndjekin këto kërkesa nga NHS, këto udhëzime, dhe është shumë, shumë e rëndësishme që ata ta bëjnë këtë.”

“Sinqerisht kjo ka të bëjë me atë se si ne do dalim nga ky bllokim në mënyrën më të sigurt të mundshme përpara vaksinës ose një trajtimi efektiv,” shtoi ai./BBC

Share This Article