Arsenal nuk arriti të shfrytëzojë hapin fals të rivalëve dhe u ndal në një barazim 0-0 përballë Nottingham Forest.
“Topçinjtë” kishin mundësinë të shkëputeshin nëntë pikë në krye të renditjes, pas humbjes 2-0 të Manchester City ndaj Manchester United më herët gjatë ditës, por u detyruan të kënaqen me një avantazh prej shtatë pikësh.
Skuadra e Mikel Artetës dominoi pjesën më të madhe të takimit dhe krijoi disa raste të pastra shënimi, por Gabriel Martinelli, Bukayo Saka dhe Mikel Merino nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
Nga ana tjetër, Nottingham Forest mori një pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, duke u shkëputur tashmë pesë pikë nga zona e rënies.

