Hapen dyert e mortit në familjen e Dritan Lalajt, trupi i pajetë i 33-vjeçarit mbërrin nga Gjermania! Letra që i la të afërmit para aktit të rëndë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trupi i 33-vjeçarit Dritan Lalaj, nga Frakulla e Vogël e Fierit, ka mbërritur nga Hamburgu falë kontributit të komunitetit shqiptar në Gjermani dhe ndërhyrjes së zv/kryeministres, e cila vuri në lëvizje strukturat shtetërore për të bërë të mundur kthimin e tij në atdhe.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 nëntor, kur Dritan Lalaj u gjet i pajetë në banesën e tij në Hamburg. Policia gjermane dyshon për një rast të vetëvrasjes, pasi i ndjeri kishte shfaqur më parë shqetësime për gjendjen e tij emocionale.

Familjarët kanë treguar se ai i kishte shkruar një letër kushëririt dy javë para ngjarjes, ku përmendte vështirësitë që po përjetonte dhe mendimet për t’i dhënë fund jetës. I rritur si fëmijë i vetëm, Dritani kishte përjetuar humbjen e nënës pesë vite më parë, ndërsa familja e tij ndodhet në kushte të vështira ekonomike.

Komuniteti shqiptar në Hamburg organizoi një fushatë solidariteti për të mbledhur fonde dhe për të ndihmuar familjen në kthimin e trupit të Dritanit në vendlindje.

Share This Article