Demokracia Studentore ka shënuar Ditën e Evropës me një formë të veçantë, duke hapur ekspozitën me fotografi ku dëshmohen krimet dhe gjencoidi serb i kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sipas Demokracia Studentore, qëllimi i ekspozitës është t’i dërgohet mesazh BE-së se populli i Kosovës nuk e meriton të jetë i izoluar. Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore tha se kjo ekspozitë ka filluar në oborrin e kishës ortodokse, e cila është ndërtuar me dhunë nga kasapi i Ballkanit Slobodan Milloshoviç dhe do të mbahet në qytetet të Evropës, si Paris, Berlin e Bruksel dhe do të përfundojë në Nju Jork.
“Për mes kësaj ekspozite do t’i tregojmë botës se çfarë gjenocidi ka kryer Serbia në Kosovë”, tha ai.